Patushi: Ku ka spektakël është loja e gabimeve, Spanja do e ketë të vështirë përballë Gjermanisë dhe Italisë
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi, ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës, ku kjo e fundit kaloi në çerekfinale në kampionatin evropian.
Ai është shprehur se kishte gabime trashanike nga të dyja skuadrat, teksa shton se Spanja me këto gabime do e ketë të vështirë për të fituar përballë Gjermanisë dhe Italisë.
"Kur ka gola ka spektakël, ku ka spektakël është loja e gabimeve. Po të shohësh të dyja skuadrat, fillon me një gabim foshnjarak të portierit dhe vazhdojnë gjatë 120 minutash.
Po të shikosh linjat mbrojtëse e Kroacisë është shumë për të dëshiruar. Të kesh disaavantash 3-1 dhe për 4 minuta ta shikosh prapë lojën duke barazuar Kroacia unë besoj se është një Spanjë, ku ana psikologjike e këtij ekipi është shumë e rënduar.
Kroacia vinte nga lojëra që ishte në grup disi më e mira, por mos të harrojmë se përballë kishte një Spanjë me pretendime të jashtëzakonshme. Ka pasur një luftë gabimesh nga të dyja ekipet, që në skuadrat strikte, si Italia , Gjermania besoj se Spanja do e ketë shumë të vështirë."

