Përcaktohen datat, mësoni kur nis dhe mbaron sezoni i ri futbollistik në Shqipëri
Komiteti Ekzekutiv i FSHF, i mbledhur këtë të hënë ka përcaktuar datat për sezonin e ri futbollistik 2021-2022 dhe sigurisht që vëmendjen e ka Kategoria Superiore.
Sezoni i ri quhet i hapur me Superkupën e Shqipërisë që do të luhet më 28 Gusht, sigurisht me tifozë dhe mbyllet përfundimisht me finalen e Kupës së Shqipërisë më 31 Maj të 2022.
Skuadrat elitare të Shqipërisë do të nisin kampionatin më 11 Shtator dhe 26 Maji i 2022-it do të jetë edhe fundi i Kategorisë Superiore për këtë sezon të ri ndërkohë që Kategoria e Parë nis po njësoj me Superioren më datën 11 shtator 2021 dhe mbyllet më datën 7 maj 2022.
Ndërkohë më poshtë edhe datat e plota për të gjitha kampionatet, startin dhe përfundimin e tyre për sezonin e ri futbollistik.
• Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.
• Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.
• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.
• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.
• Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.
• Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.
• Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.
• Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.
