Dibrani kapet në Pogradec duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur
Goditetnjë tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit.
Në pranga ka rënë Dorjan Xhani, 33 vjeç, banues në Peshkopi.
Ndalimi i tij u bë nga policia rrugore në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur "Enkelana".
I riu po transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Opel", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

