Dita e parë e vaksinimit për moshën mbi 18 vjeç, radhë qytetarësh te sheshi "Skënderbej"
Ka nisur këtë të martë vaksinimi për personat mbi 18 vjeç. Më të interesuarit janë kryesisht të rinjtë, të cilët më së shumti janë të interesuar për të udhëtuar pa problem, por sigurisht rëndësi i kushtojnë edhe shëndetit.
"Më shumë për të ikur jashtë shtetit por edhe për tu mbrojtur."
Në stadiumin "Air Albania" punohet me kapacitet të plotë për të përballuar dyndjen, ndërkohë qytetarët thonë se kjo është një mundësi e mirë për ta.
"Është një mundësi e mirë për të gjithë, do të inkurajoja çdo të ri që ta bëjnë se është për të mirën e tyre."
Disa nuk duan të zgjedhin as mes vaksinave, mjafton të marrin dozën e nevojshme.
"Çfarë të jetë."
Për të gjithë ata që kanë nevojë për vaksinën Pfizer për shak të problemeve shëndetësore, do të duhet të marrin rekomandimin e mjekut.
Mes të interesuarve ka edhe 18 vjeçarë që thonë se kanë ndërprerë pushimet për të bërë vaksinën.
Aplikimin e kanë bërë në e-Albania.
Ministria e Shëndetësisë është zotuar se brenda muajit qershor do të kryhen 1 000 000 vaksina, dhe duket se ditët e hapura do ndihmojnë për të arritur këtë shifër.
Deri tani janë injektuar 943 439 doza, ndërkohë ditë e hapur për personat mbi 18 vjeç do të jetë edhe 30 qershori nga ora 8 deri në 20.

