Komentatorët ‘thumbojnë’ Sulçen për heshtjen/ Bejko: Po shqetësohemi, je mirë!  Riza: E ka nga xhaketa

Në emisionin “Euro2020” në RTV Ora, nuk kanë munguar batutat, ku heshtja e Altin Sulçe, ka ‘shqetësuar’ komentatorët.

Ka qenë Altin Kodra, i cili ka ‘thumbuar’ Sulçen, duke thënë se sot duhet bërë pushim pasi ky i fundit nuk ka folur fare. Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe moderatorja duke e pyetur nëse është mirë.

Altin Kodra: Sot duhet të jetë ditë pushimi se Sulçe ka folur shumë pak.

Albana Bejko: Po shqetësohemi, Sulçe çfarë ke je sëmurë.

Florian Riza: E ka nga xhaketa

Altin Sulçe: Unë jam shumë mirë,  por flas kur më jep fjalën moderatorja e emisionit.