Kodra: Europiani shumë problematikë përsa i përket organizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2021, 23:41
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Altin Kodra është shprehur se kampionati evropian këtë vit ishte shumë problematik për sa i përket organizimit.
"Në tërësi i gjithë europiani për mua ka qenë shumë problematikë për sa përket organizimit dhe për më tepër, nuk ka sens kjo pjesa që Gjermania luan tre ndeshje në fushë të vet.
Anglia luan tre ndeshje në fushë të vet, ndërkohë edhe Spanja luan tre ndeshje në fushë të vet, ndërkohë të gjithë të tjerët udhëtojnë."
