Komenti epik i Patushit: Ronaldo jashtë planetit, Lukaku nuk i afrohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2021, 22:47
I ftuar në emisionin “Euro 2020”, në RTV Ora, Saimir Patushi është shprehur se Romelu Lukaku, sulmues i Belgjikës, nuk mund t’i afrohet futbollistit Kristiano Ronaldo.
Megjithatë ë ai shtoi se secili është unik në llojin e tij.
"Çfarë bën njëri nuk bën tjetri, janë unik në llojin vet si Romelu Lukaku, ashtu edhe Ronaldo. Po mos harro se Ronaldo është jashtë planetit, jo brenda planetit, por edhe me aftësitë që ka Lukaku, duhen vite dhe as kur të mbaroj karrierën, nuk besoj se do të afrohet në statistikat dhe çmendurirat që ka bërë Ronaldo. Besoj se ana individuale e çdonjërit, në momente të caktuara ata godasin."
