Ndeshja Portugali- Belgjika/ Riza: Tipike e një finalje, pati dominancë nga...

I ftuar në emisionin “Euro2020” në RTV Ora, Florian Riza, ka komentuar pjesën e parë të Portugalisë  dhe Belgjikës.

Riza  u shpreh se ndeshja ishte  tipike nga ato të një finalje, teksa shtonë se Portugalia kishte një dominancë në fushë.

"Ishte një ndeshje nga ato e pjesëve të para të një finaleje të vërtetë. Pati një dominancë të Portugalisë për sa i përket fushës, por pati një mbajtje topi më të gjatë, por që në përgjithësi pati pak gjuajtje.

Besoj që pjesa e dytë do të ketë pamje tjetër. Në ato momente që u luajt loja e drejtë, pashë që mesfushori i Portugalisë , është një nga lojtarët më të mirë në fushë për tani që flasim.