“Euro 2020”/ Pogoni: Holanda probleme brenda ekipit, Çekia ‘rrëmbeu’ fitoren me meritë
I ftuar në emisionin “Euro 2020" në RTV Ora, Artan Pogoni, ka komentuar ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Çekisë dhe Holandës, ku kjo e fundit është eliminuar.
Ai ka thënë se Holanda ka probleme brenda grupit, ndërsa tha se Çekia e meritoi fitorem pasi është një skuadër me një forcë fizike shumë të madhe.
Xhaka karikon Zvicrën: Shkruajmë historinë nëse mundim Francën
27 Qershor, 21:34
"Surprizat vazhdojnë, nuk mundtë ndodhte ndryshe një kampionat evropian pa pasur të tilla surpriza, siç ishte rasti sot i Holandës. Kemi një Holandë që nuk po e merr veten që nga përfundimi i botërorit.
Mesa duket ekipi ka probleme brenda grupi, ka pasur probleme brenda grupit. Me meritë të plotë Çekia, vazhdon në qendër të vëmendjes. Kam përshtypjen se kjo Çeki mund të jetë problematike, pasi ka një forcë fizike dhe karakteriale shumë të madhe."

