Xhaka karikon Zvicrën: Shkruajmë historinë nëse mundim Francën
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Francën, ishte kapiteni Granit Xhaka i cili u shfaq para gazetarëve për të folur për duelin e 1/8. Për mesfushorin shqiptar të Zvicrës, ekipi është përpara një sfide të madhe që nëse kalohet mund të jetë historike për helvetët.
“Nuk e nisëm mirë Europianin por arritëm të kualifikoheshim dhe tani varet nga ne. Duhet të japim 120% në fushë dhe më pas të shikojmë nëse do të jetë e nevojshme. Në tre edicionet e fundit jemi eliminuar në fazën e 1/8, por këtë herë duam t’i shkojmë deri në fund kompeticionit dhe në skuadër kemi eksperiencën e duhur për të shkruar historinë. E dime që Franca vjen si superfavorite por ne mund të bëjmë diçka të madhe”.
Kapiteni Xhaka nuk hezitoi të pohonte se nuk e ka frikë Francën ndërsa shtoi se duhet që ekipi të mos lëshojë në asnjë moment ndaj kundërshtarëve.
"Është shumë e rëndësishme të futemi në mënyrën e duhur në këtë ndeshje dhe të fitojmë duelet. Nuk do të jetë çështje frike por kënaqësie, nuk kemi pse të kemi frikë. Nëse Franca është shumë e fortë, Zvicra është e qetë. Kjo është ajo që ne duam të tregojmë të hënën mbrëma por është e njëjta gjë për Francën që do të kërkojë të tregojë shumë gjëra. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë Zvicrën, sepse e përsëris, ne mund të shkruajmë historinë”, përfundoi lojtari shqiptar që mban shiritin e kapitenit të Zvicrës
