Malësia: Belgjika skuadër e fortë, Portugalia asgjë të veçantë përveç Ronaldos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2021, 18:23
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetari Xhoi Malësia, ka komentuar ndeshjen mes Belgjikës dhe Portugalisë.
Ai ka thënë se Belgjika është skuadër e fortë, ndërsa përsa i përket Portugalisë, është shprehur se përveç Kristiano Ronaldos nuk ka ndonjë specifikë tjetër të veçantë.
“Belgjika ka padyshim brezin e artë është ekip që duhet t’i frikësohesh, është ekip shumë energjik, ka lojtarë që bëjnë diferencën. Portugalia më duket se nuk ka ndonjë specifikë të veçantë përveçse ka Kristiano Ronaldon. Për këtë të fundit pastaj fjalët do ishin të tepërt.”
