La Partizanin/ Bitri nga Kazakistani: Ja përse e zgjodha, kisha dhe oferta të tjera
I ftuar në “Sport Magazinë” Eneo Bitri, i cili tashmë luan në një nga skuadrat e Kazakistanin, pasi la skuadrën e Partizanit në Shqipëri, ka treguar se si e kanë mirëpritur dhe pse ka zgjedhur që të marrë pjesë në këtë skuadër.
Ai thotë se kishte oferta nga Bullgaria, Bjellorusia, dhe Rusia por që zgjodhi Kazakistanin, pasi i ka pëlqyer ekipi.
“Kam vetëm tre ditë stërvitje dhe jam pritur në mënyrë fantastike, se di se prisja këtë pritje. Si klubi dhe tifozët . Ushqimin e kam problem sepse ndryshon shumë, është një diferencë nga Shqipëria.
Gjuhën e flas dhe merrem vesh. Jetoj vetëm. Stërvitja më ka ndihmuar çdo aspekt. Kisha oferta në Bullgari, Bjellorusi, Rusi por zgjodha Kazakistanin. Kush s’do donte të ishte te ekipi kombëtar, por duhet të japë maksimumin që të shkojë atje."

