Java nis me temperatura të larta, ja kur pritet të freskohet moti

Temperaturat e larta vazhdojnë edhe këtë javë, sipas Meteoalb. Java parashikohet të jetë e nxehtë deri në mesjavë, të enjten do ketë ulje temperaturash.

Meteorologia, Lajda Porja, thotë për emisionin Ditë e Re, se në fundjavë temperaturat do shkojnë në vlerat 34°C.

Java  nis me temperatura të larta, ja kur pritet të freskohet moti

"Pritet që sërish kjo javë në tre ditët e para të jetë me temperatura të larta. Sidomos ditën e mërkurë temperaturat do kulmojnë në vlerën 39 gradë celcius. Nuk priten vlera ekstreme ashtu sikur përjetuam javën e kaluar,por priten temperatura të larta edhe këto ditë. Të enjten do kemi rënie të temperaturave, ulje e cila do të ndihet të premten dhe në fundjavë. Fundjava përkon me fillimin e korrikut, ku do të kemi ulje të temperaturave, që do të shkojnë në 34°C", shprehet meteorologia për moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu.