Pezullohen 83 patenta dhe vendosen 2839 gjoba 24 orët e fundit

Policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrollove që ka bërë në rrugë ka pezulluar 83 leje drejtimi dhe ka ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Konkretisht:

52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mos rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtjes të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit.

Atualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore nacionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.