Orientimi në tregun e punës, ekspertët: IT dhe mjekësia profesione të kërkuarat

Ekspertët e punësimit këshillojnë maturantët të bëjnë kujdes në një kohë që pritet të zgjedhin universitetet ku do të studiojnë. Specialisti i fushës Ylber Gjeta, thotë se orientimi drejt degëve të IT, teknologjisë ushqimore, mjekësisë dhe turizmit krijon më shumë premise për punësim dhe karrierë të qëndrueshme.

Në një kohë kur maturantët do të bëjnë plotësimin e formularit për aplikimet në universitete,eksperti i punësimit Ylber Gjeta , këshillon orientinimin e të rinjve drejt studimeve profesionale për të cilat ka nevojë tregu i punës.

Shkollat profesionale ,rekrutimet e trajnimet në fushën e hoteleri turizmit,ndërtimtarisë, dizajnit etj janë disa nga sugjerimet e ekspertëve të punësimit.

''Disa degë që i kërkon tregu i punës, IT, Inxhinieri elektrike. Për vajzat në fushën e turizmit, ndihmës arkitekte."

Ndërsa degët që kanë më shumë mundësi punësimi janë inxhinieritë, teknologjisë ushqimore , mjekësisë e turizmit.

''Unë sugjeroj degët që po ecin me hapin e kohës, si IT, inxhinieri elektrike, inxhinieri ndërtimi, mjekësia."

Agjencitë e punësimit janë kthyer kohët e fundit një mundësi e mirë për orientim e këshillim në tregun e punës, e kryesisht për personat që janë apo duan të jenë të mirëkualifikuar në një fushë të caktuar.

Nevojat për t’u informuar se për çfarë ka nevojë tregu i punës shpeshherë kanë krijuar hendek mes realitetit e vendimeve që të rinjtë ndërmarrin për karrierën dhe të ardhmen e tyre.