Rama shmang Lelin dhe "Velipojën: Jam i shqetësuar për administrimin e turizmit nga bashkitë

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës, i ka shmangur komentet për ngjarjen e rëndë në Velipojë me 4 viktima dhe përplasje te kryebashkiakun Dritan Leli.

Pas mbledhjes së strukturave të PS-së në Teatrin "Petro Marko", Rama tha se do të vazhdojë të jetë në Vlorë, edhe pse jo si deputet.

Rama tha se sa i përket administrimit të vogël është jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën, por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit.

Rama: Formalisht jam deputet i Durrësit edhe për t'i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit.  Së dyti është e rëndësishme që ne vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit.

Rama ka shmangur sot takimet me kryebashkiakun Dritan Leli dhe ka zgjedhur të shoqërohet gjatë nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro.

Krisjet mes Ramë dhe Lelit nisën para zgjedhjeve të 25 prilit, kur Leli nuk pranoi të kandidonte për deputet në listën e PS-së.