E trishtë, u vra gjatë konfliktit në Velipojë, 20-vjeçari sapo kishte filluar punë si kamarier
Ngjarja e rëndë me 4 të vdekur në Velipojë, i mori jetën edhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç i cili punonte si kamarier.
Duket se orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë qenë tragjike për 20-vjeçari, i cili mësohet se sapo kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj.
Po fatkeqësisht nisja e para të punës së tij janë kthyer në një tragjedi për të riun i cili përfshirë nga të shtënat me armë që i morën edhe jetën.
Përplasja me armë mes familjeve Verrcaku dhe Gocaj pas mesnate, vranë dy vëllezër nga familja Gocaj, Kujtim Verracakun dhe Myzerim Zeneli i cili nuk u mbijetoi dot plumba të marrë.
Ngjarja nis pas mesnate mes Kujtim Verracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për hapësirën e shezlongëve në plazhin e Velipojës.
Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si
Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Verracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

