Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 8 të shëruar dhe 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete dhe 3 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24-orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se rastet pozitive janë regjistruar 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2444

Testime totale            795,322

Raste pozitive             132,512

Raste të shëruara        129,990

Raste Aktive                 66

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27

Shkodër       16

Durrës           6

Lezhë           5

Elbasan       4

Berat             3

Dibër             2

Kukës           1

Fier              1

Vlorë             1