Vazhdon ''telenovela'' Leli-PS, Rama hap teatrin ''Petro Marko'' për mbledhje partie

Në Vlorë, vazhdon "telenovela'' me skryetarit të bashkisë s ëVlorës, Diran Leli dhe këshilltarëve bashkiak të Partisë Socialiste.

Sot prezent në Vlorë është edhe kryeministri Rama i cili në ''hakmarrje'' kundrejt Lelit ka kërkuar mbledhje partie në teatrin ''Petro Marko'' në Sallën ''Rilindja''.

Teatri është i hapur totalisht dhe mesa duket kryebashkiaku nuk ka guxuar t'i mbyllë derën kryeministrit i cili vjen në Vlorë për mbledhje me strukturat.

Ndërkohë me dhjetëra qytetarë e simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë ardhur sot në teatrin ''Petro Marko'' për të pritur kryeministrin.

Janë qytetarë të cilët kanë halle, por edhe anëtarë të vjetër e themelues të partisë të cilët nuk po lejohen të futen në sallën e teatrit pasi ftesat janë me lista dhe lejohen vetëm ata që janë në listë.

Në asamble bëjnë pjesë të gjithë këshilltarët bashkia, kryetarë, sekretarë të  PS dhe kryetarët e partisë së njësive administrative.

Deri tani mungon vetëm Dritan Leli i cili mesa duket nuk do të jetë prezent.

Vazhdon ''telenovela'' Leli-PS, Rama hap teatrin