Rruga për te spitali i Dibrës në mëshirë të fatit, banorët: Bashkia duhet të marrë masa

Kjo është rruga që të çon në spitalin e Dibrës.

Asfalti i shtruar pak vite më parë, në disa vende është çarë e diku tjetër janë krijuar gropa.

Qytetarët shprehen të revoltuar me Bashkinë e cila sipas tyre e ka lënë rrugën në këtë situatë.

''Nuk ka kush për të bërë rrugën. Bashkia duhet të marrë masa. Këtu nuk vihet dorë.''

"Rruga është plot me gropa dhe me ujëra. Faqja e zezë."

Të tjerët hedhin dyshime se po diskriminohen për shkak të përkatësisë së tyre politike.

''Na e bëjnë për inat se ka fituar PD-ja këtu.''

Më të vështirë e kanë ambulancat që transportojnë të sëmurë.

Nuk kanë asnjë rrugë tjetër paralele veç të kalojnë sipër gropave.

Jo vetëm gjendja e asfaltit që është e degraduar, por kësaj rruge i mungojnë edhe trotuaret si dhe ndriçimi për lëvizjen gjatë natës.