Përshëndet Gjonin dhe Ndrecën/ Volejbollistja i kthehet me ironi Dostit: Faleminderit për xhentilesën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 18:36
Në një lidhje me ‘Skype” për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Edmond Dosti, ka përshëndetur personalisht Viktor Gjonin dhe Klaudio Ndrecën, por ka harruar Ida Zavalanin.
Por kjo e fundi e cila është treguar e vëmendshme dhe me ironi e ka falënderuar për xhentilesën.
Dosti për të dalë nga situata ka thënë se ëmbëlsira ruhet në fund.
Dosti: Përshëndetje Altin, përshëndetje të ftuarve po personalisht profesor Gjonin dhe Klaudoi Ndrecën, mikut tim
Zevalani: Shumë faleminderit për xhentilesën një femër në studio përshëndet meshkujt.
Dosti: Torta vjen gjithmonë në fund.
