Komentet për incidentin e gazetares italiane në studion e RTV Ora/Revoltohet moderatorja: Është seksiste!
Gazetarja italiane Euro 2020, Paola Ferrrari, është krahasuar me Sharon Stone në skenën e filmit “Basic Instinct” pas një incidenti që tregoi pjesët intime të saj, por kjo e fundit mohon të mos ketë pasur të brendshme poshtë veshjes, ndryshe nga Stone në filmin e famshëm.
Prezantuesja e ‘Rai Ferrari’ ishte veshur me një fustan të zi të gjatë me këmbët e kryqëzuara në emission, ndërsa në një moment ajo ndërroi këmbët dhe disa shikues thanë që ajo tregoi pjesët e saj intime.
Kjo është diskutuar edhe në studion e “Euro 2020" në RTV Ora, ku moderatorja Albana Bejko, ka reaguar menjeherë duke thënë se të komentosh gazetaren për gjestin e saj është shumë seksiste e sidomos në një emision kur drejtohet nga një fëmër.
Albana Bejko: Është shumë seksiste, sidomos në një emision të drejtuar nga një femër si unë.
Saimir Patushi: Besoj se edhe kjo një fotografi në instagram ne do të ketë pritshmërinë e duhur.
Albana Bejko: Ajo është një lëvizje normale
