Pjesa e parë e kampionatit nuk kishte surpriza por lojëra të bukura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 17:24
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Viktor Gjoni është shprehur se pjesa e parë e kampionatit evropian ishte e bukur, ndërkohë shprehet se priste më shumë nga Gjermania.
"Pjesa e parë e këtij kampionati ishte e bukur, nuk kishte shumë surpriza por kishte lojëra të bukura. Kemi parë një taktikë tjetër, duke përmendur Italinë në mënyrë të veçantë. Kishte më pak nga ajo që pritej për Gjermaninë, por mendoj se Gjermania është Gjermani dhe do e tregojë veten në fazën e dytë."
