Italia synon të thyejë rekordin e vitit 1972, nuk ka fat në Londër

E ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, në Ora News, gazetarja Alba Kepi  është shprehur se Italia po përjeton emocione  të forta.

Sipas saj Italia synon të thyejë një tjetër rekord pas vitit 1972 të kombëtares italiane, pasi asokohe bëri  12 ndeshje pa pësuar gol.

"Kanë një emocion të veçantë për këtë ka një bilanc mjaft pozitiv. Vjen pas 30 ndeshjeve nga të cilat 25 fitore, 5 barazime. Italia me ndeshjen e sotme synon të thyejë një tjetër rekord, rekordin e vitin 1972 të kombëtares italiane, pasi bëri 12 ndeshje pa pësuar gol.

Por statistikat thonë se Italia nuk është me shumë fat në Londër pasi në të gjitha garat ndërkombëtare, ka pësuar 11 humbje dhe 7 fitore. "