Te PSG rinovon zyrtarisht Mbappe, por nuk është Kylian
Ka shumë ankth te Paris Saint Germain për të ardhmen e Kylian Mbappe. Klubi parizien doli me një njoftim zyrtar se Mbappe ka firmosur kontratën e re me klubin por për momentin nuk bëhet fjalë për yllin e madh që po luan me Francën në Europian.
Bëhet fjalë për vëllanë e tij më të vogël, Ethan i cili luan në sektorin e të rinjve dhe sot firmosi kontratën për 3 sezonet e ardhshme.
15-vjeçari është aktivizuar me të rinjtë dhe po i merr me radhë të gjitha moshat derisa të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist dhe rinovimi i tij është strategjia e klubit për ta bindur yllin e skuadrës që të rinovojë me parizienët.
Prej kohësh Leonardo dhe vetë Al-Khelaifi po përpiqen ta bindin sulmuesin francez që të rinovojë ndërsa sipas shtypit francez ai dëshiron të kalojë te Real Madrid.
????✍️ Nos Titis Senny Mayulu et Ethan Mbappé signent un contrat aspirant avec le @PSG_inside ???? pic.twitter.com/LboF0qVPHB
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 25, 2021
Rinovimi me të voglin e familjes, Ethan është lëvizja e parë por të tilla situata kanë ndodhur edhe në klube të ndryshme psh kur Kaka luante me Milanin edhe vëllai i vogël firmosi me kuqezinjtë apo sërish Donnarumma që kishte vëllanë e tij si portier të tretë në Milano.
