E ardhmja e Robben në pikëpyetje, nuk paraqitet te Groningen

Arjen Robben është në dilemë për të ardhmen e tij si futbollist profesionist. Lojtari holandez i cili vitin e kaluar u rikthye për të luajtur në kampionatet elitare dhe zgjodhi Groningen, mund të mos luajë më me ta vitin e ardhshëm ose po mendon sërish tërheqjen.

37-vjeçari duhej të ishte paraqitur në stërvitje me skuadrën për fillimin e sezonit të ri teksa drejtuesit i kanë ofruar një vit tjetër kontratë dhe nga ana e tij nuk ka një përgjigje zyrtare.

Gjithsesi te Groningen e presin me qetësi vendimin e Robben dhe Dr. Teknik, Fledderus pohoi se ish lojtari i Bayernit do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur për ofertën.

“Robben nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Deri atëherë, ai do të ndjekë programin e tij ndërsa po mbajmë lidhje për këtë. Nga ana e klubit, ne i japim ashumë kohë dhe hapësirë për të bërë një zgjedhje të mirëmenduar për të ardhmen e tij. Kemi treguar se shpresojmë që Arjen të vazhdojë me ne si lojtar edhe një vit, por natyrisht do të respektojmë çdo vendim që ai merr, tashmë i jemi shumë mirënjohës që ai ishte pjesë e grupit të skuadrës sezonin e kaluar. Shpresojmë për një vazhdim të bashkëpunimit dhe por presim me durim. Nuk kemi caktuar një afat për këtë. Në fund të fundit, kampionati nuk fillon deri në mes të gushtit”, u shpreh zyrtari i Groningen.

Poll

Robben luajti sezonin e kaluar vetëm 7 ndeshje zyrtare në Eredivisie për shkak të një dëmtimi serioz që pësoi dhe ndoshta për shkak të kondicionit të tij fizik ende nuk ka vendosur nëse mund të luajë ende në nivele të tilla.