Trajneri i Hungarisë e quan Ronaldon arrogant
Sulmuesi i Juventusit është akuzuar që festimet e tij të golave kundër kundërshtarëve kanë qenë të tepruara.
Cristiano Ronaldo është cilësuar si një kampion i madh por edhe një lojtar arrogant, ku trajneri i Hungarisë Marco Rossi e ka akuzuar se festimet e yllit portugez janë të tepruara.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar gjithsej pesë gola në këtë Euro 2020, kështu duke e barazuar rekordin e Ali Dalei me 109 gola, të cilat janë shënuar nivel kombëtaresh, përcjell KosovaPress.
Dy nga këta gola ishin në fitoren 3:0 kundër Hungarisë, të cilët e lanë të nevrikosur trajnerin Marco Rossi, veçanërisht me festimin e tij nga goli i penalltisë, ku për Rossin ishte sikur t’ia siguronte Portugalisë të gjitha Kampionatin Evropian.
“Ronaldo është një kampion i madh, por në disa raste është shumë arrogant”, tha Rossi për “Gazzetta dello Sport”.
“Pas penalltisë që e shënoi kundër nesh, ai festoi sikur të kishte shënuar në finale. Njerëzit i shohin këto gjëra”, shtoi trajneri i Hungarisë.
Ylli i Juventusit Ronaldo tani është në nivel të njëjtë të golave për kombëtare me ikonën e Iranit Ali Daei, respektivisht në kuotën e 109 golash, dhe mund të shtojë edhe një rekord të ri personal, nëse shënon në ndeshjen e fazës eliminatore kundër Belgjikës të dielën për Euro 2020./KosovaPress/

