Këto janë komponentët nga të cilët varet forca e gjuajtes së topit në fushë

I ftuar në emisionin “Euro 2020" në RTV Ora, Florian Riza, ka shpjeguar komponentët e gjuajtes së topit në fushë.

"Forca e goditjes së topit varet nga tre komponentë. Nga muskulatura, varet nga teknika e goditjes që është shumë e rëndësishme dhe nga lëkundja e këmbës.

E katërta është gjetja e hapit të duhur për të gjuajtur topin. Këto janë komponentët kryesor të gjuajtjes sepse gjuajtja përveç se duhet të jetë e fortë duhet të jetë dhe e saktë."