Kampionati evropian/ Ndreca: Danimarka ka një armë shtesë, ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 17:35
I ftuar në emisionin e “Sport Magazinë” në Ora News, Klaudio Ndreca, teksa ka komentuar ndeshjen mes Uellsin me Danimarkën, shprehet se kjo e fundit ka një armë shtesë pas asaj që i ndodhi në fushë futbollistit Christian Eriksen.
"Danimarka ka edhe një armë shtesë, pasi me atë që i ka ndodhur Eriksen, është sensibilizuar e gjithë bota dhe tashmë janë me danezët.
Pra nga ato 5 mijë bileta që janë shitur në Amsterdam do të kemi të gjithë tifozët që janë të Danimarkës. Pasi nga ana tjetër tifozët e Uellsit uk kanë udhëtuar për shkak të problemeve që kanë shtetet me Covid-19."
