Haaland “harbohet” në Mykonos, shpenzon 500 mijë euro për 6 orë, lë 30 mijë euro bakshish
Mbappe dhe Haaland janë dy lojtarët më të përfolur për merkaton e verës dhe nëse francezi po djerësinë në Kampionatin Europian me Francën, bomber i Dortmundit po bën pushime luksoze pasi Norvegjia e tij nuk është në Euro 2020.
Pak ditë më parë për lojtarin e ri u shfaqën disa pamje ku kërcen dhe harbohet në një restorant në Mykonos ku po kalon pushimet, madje nën shoqërinë e Riyad Mahrez, lojtarit të Man. City.
Bomberi norvegjez vijon të qëndrojë në ishullin grek tashmë të famshëm për jetën që bëjnë të rinjtë atje dhe siç raportohet lojtari ka shpenzuar jo pak por 500 mijë euro për 6 orë në një restorant me miqtë e tij.
Just #ManCity fan @ErlingHaaland and a blonde Riyad @Mahrez22 on holiday in Mykonos. [IG]pic.twitter.com/vCllrKJajU
— Man City Report (@cityreport_) June 14, 2021
Sigurisht që 20-vjeçari ka paguar për të gjithë e nga ana tjetër ka treguar edhe anën humane teksa ka lënë 30 mijë Euro bakshish për stafin, ndoshta rroga vjetore e një mjeku në Europë!
Paratë tashmë nuk janë problem për të pasi paguhet shumë mirë dhe do të fitojë akoma më shumë nëse transferimi te Reali apo Man. City do të konkretizohet këtë sezon, bëhet fjalë për një rrogë 15-18 mln Euro në vit.
