Bundesliga nis më 13 Gusht, kampionët e Bayernit e nisin ndaj Gladbach

Sezoni 2021-2022 i Bundesligës fillon më 13 gusht dhe menjëherë do të ketë një ndeshje të forte mes Borussia Mönchengladbach dhe kampionëve në fuqi të Bayern Munchen.

Kalendari i Bundesligës u zbulua këtë të Premte dhe do të fillojë me një klasike midis Borussia Mönchengladbach dhe Bayern Munchen të Premten me 8 Gusht në orën 20:30 ndërsa si gjithmonë 6 ndeshje të tjera do të luhen të Shtunën dhe 2 të fundit të Dielën.

Nuk do të jetë as start i lehtë për Dortmund që do ta nisin në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt dhe me shumë gjasa me tifozë në “murin e verdhë”, ndërsa Leipzig do të luajë në transfertën me Mainz.

Dy skuadrat e tjera, pretendente për Europën, Wolfsburg do të presë në shtëpi Bochumin dhe Leverkusen do të angazhohet në fushën e Union Berlin.

Poll

Absolutisht që Bayern Munchen do të jetë superfavoriti për të fituar kampionatin gjerman dhe këtë vit do të jetë me një trajner të ri teksa përballë si rivalët më të forte për ta rrëzuar nga froni janë Leipzig dhe Dortmund. Këta të fundit varet shumë edhe nga merkato që do të bëjnë pasi Sancho do të largohet dhe Haaland është në pikëpyetje.

Bundesliga nis më 13 Gusht, kampionët e Bayernit e nisin ndaj Gladbach