Parashikimet për fituesin e Euro 2020, Baku: Kampionatin e fiton Franca 2-1 kundër Anglisë

Ndodhemi në muajin e nxehtë të kampionatit Euro 2020, ku parashikimet dhe aludimet për kombëtaren fituese janë të shumta.

Këtë vit kampionati është realizuar ndryshe nga vitet e tjera, si pasojë e pandemisë ,me masa  anti-Covid dhe publik të kufizuar. Ndryshe nga organizimet e së kaluarës, kampionati këtë vit po zhvillohet në 11 qytete.

Ervin Baku, gazetar i Radio Tirana, thotë për emsionin"Ditë e Re" se formula me 11 qytetet është e dështuar.

Parashikimet për fituesin e Euro 2020, Baku: Kampionatin e fiton Franca 2-1

"Europian i veçantë, sepse luhet një vit me vonë, luhet në shumë qytete, është afërsisht si një Champions League. Është një  formulë e dështuar, që ata vetë e kanë pranuar dhe nuk duan ta përsërisin më, sepse është shumë e shpërndarë, në 11 qytete.  Vetë presidenti i 'Uefas' tha se nuk do bëjë më këtë formulë", thotë gazetari për moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

Sipas gazetarit, fituese e Euro 2020 do të jetë kombëtarja e Francës

"Në ditën e parë të Botërorit të vitit 2018 thashë Franca fiton Botërorin në vitin 2018 dhe ky brez futbollistësh do mbretërojë për 10 vjet. Sot unë shikoj Francën fituese. Shikoj një finale Angli-Francë. Italinë do ta eliminojë Belgjika në çerekfinale. Rezultat i ndeshjes finale do të jetë: Angli- Francë, kupën e ngre Franca. 2 me 1 e merr Franca, me 90 minutat të mbarojnë 1-1 dhe në shtesën e  dytë në minutën e 113 Franca shënon golin."

Parashikimet për fituesin e Euro 2020, Baku: Kampionatin e fiton Franca 2-1

Trajneri i U 17 të Tiranës bën gjithashtu parashikimin e tij për fituesin e kampionatit

"Normalisht që unë jam tifoz italian. Franca ka sulmin më të mirë, ka një bosht shumë të mirë.  Por jam tifoz i italianëve dhe shpresoj të fitojë Italia."

Gjithashtu gazetarja Marsida Hyko thotë se fitues i kampionatit mund të jetë Franca: Francë Angli, besoj se do të fitojë Franca.