Rritet numri i femrave që merren me sport dhe me gazetarinë sportive në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 17:36
E ftuar në emisionin e “Sport Magazinë” në Ora News, gazetarja Enkeleida Zeko, është shprehur se numri i femrave që merren me sport dhe me gazetarinë sportive, kohët e fundit është rritur në vendin tonë.
“Numri I femrave që merret me sport dhe me gazetarinë sportive është rritur. Jam gjithmonë e gatshme për t’i ndihmua, mësuar që t’i futen këtij profesioni dhe që të jenë pjesë e kësaj pune që nuk mendoj se ka dallim.”
