Nga një goditje çdo ditë, Kukësi përforcon edhe sulmin
Si gjithmonë, është bërë traditë që Kukësi çdo fundsezoni largon pothuajse të gjithë skuadrën, ose më saktë lojtarët largohen dhe vera shërben për të plotësuar nga e para skuadrën. Pas shumë largimeve, ekipi verilindor prej ditësh po njofton afrime, pothuajse nga një për çdo ditë.
Sot ishte radha e afrimit të një tjetër sulmuesi, lojtar malazez me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për Alija Krniç i cili më parë ka luajtur me Decic Tuz, Almudevar e Iskra. Siç njoftoi klubi 23-vjeçari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ekipin verilindor.
“✅WELCOME ALIJA KRNIĆ????
✍???? Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnić eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin nje kontrate dy vjecare, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.
⚽️ Krnić vjen te Kukesi nga kampionati serb ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Javor Matis ne Superlige. Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.
???????? Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellen e ekipit tone????????
Skeda e Lojtarit:
Emri: Alija Krnić
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Malazez
Gjatësia: 1.75 m
Pozicioni: Sulmues i djathte, sulmues i dyte
Klubet e mëparshme: Decic Tuz, Almudevar, Iskra, Javor Matis”, thuhet në komunikatën e Kukësit.
Më parë, verilindorët kanë siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit Edison Ndreca, mesfushorit Klejdi Daci dhe sulmuesit tjetër Edi Besa.
