Morata rrëfen: Më kanë kërcënuar me vdekjen e fëmijëve
Alvaro Morata ishte një nga lojtarët më të kritikuar në ndeshjet e Grupeve të Spanjës si nga tifozët iberikë por edhe nga shumë analistë të huaj.
Gjithsesi ai ka besimin e trajnerit Luis Enrique dhe pritet sërish të jetë titullar por vet sulmuesi i Juventusit ka rrëfyer diçka shumë të rëndë që i ka ndodhur atij dhe familjes. Sipas lojtarit pas ndeshjes me Poloninë kanë ardhur mesazhe të rënda që kanë prekur edhe fëmijët.
“Kam kaluar 9 orë pa fjetur pas ndeshjes me Poloninë. Më kanë kërcënuar dhe më kanë ofenduar familjen, duke më thëne "shpresojmë të të vdesin fëmijët". Por tani jam mirë. Ndonjë vit me parë do ta kisha përjetuar shumë më keq. Ndoshta nuk po e bëj punën time si duhet, por njerëzit duhet ta vënë veten në vendin tim dhe ta kuptojnë se cfarë do të thotë të marrësh kërcënime. Unë kur shkoj në hotel, largoj telefonin, por gjëja që më bezdis është që ja thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium".
Alvaro Morata u shpreh se tani ndihet mirë dhe arrin t’i kuptojë kritikat duke shtuar se gjithmonë ka dhënë dhe do të jape maksimumin në fushë me kombëtaren spanjolle.
