Zgjedhjet e 30 qershorit në ‘Venecia’, Meta: Kurrë më votime moniste
Presidenti, Ilir Meta, ka publikuar një analizë më 10 pika për të argumentuar se zgjedhjet vendore të vitit 2019 nuk ishin të vlefshme. Madje ai shprehet se nëse votuesit do të ankimonin në Gjykatën e të Drejtave të Mjeriut, Shqipëria mund të dënohej.
Dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të dërgojë në Komisionin e Venecias vendimin nëse duhen ribërë zgjedhjet vendore të vitit 2019, presidenti Ilir Meta ka paraqitur 10 argumente që sipas tij vërtetojnë se shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjeve.
Duke publikuar një analizë të Eduard Halimit Kreu i Shtetit shprehet se u shkela dhunshëm Demokracia, Kushtetuta dhe Parimi Themelor i ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
“Në 35 bashki 57.3 përqind të vendit, u votua për një kandidat të vetëm. Në 57.3 për qind të vendit nuk pati alternative zgjedhjeje. Për 35 bashki nuk kishte zgjedhje por votime”.
Më tej në analizë paraqiten detyrimet nga Konventat Evropiane por dhe detyrimet e Gjykatës Ndërkombëtaretë të të Drejtave të Njeriut.
“Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, protokolli 1 neni 3 i kërkon qeverisë të organizojë zgjedhje demokratike. E drejta për të zgjedhur alternative e bën një demokraci efektive, e drejta e votës nuk është vetëm procedurë. Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet. Votimi me një kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur”.
Madje ekspertët shprehen se Shqipëria mund të ndëshkohej nëse do të kishte ankesë.
“Zgjedhjet me një kandidat për 57 përqind të Shqipërisë, jo në përputhje me KEDNJ. Nëse disa nga 57.3 përqind e zgjedhësve do ti drejtoheshin GJEDNJ pas 30 qershorit, Shqipëria mund të dënohej nga GJEDNJ”.
Presidenti Meta firmosi shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit duke dekretuar muajin tetor.
Por mazhoranca vazhdoi procedurën e votimeve edhe pse dekreti i Kreut të Shtetit është ende në fuqi.
