Me armë zjarri në çantën e dorës, policia ndalon taksinë në Durrës dhe i vë prangat të riut

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur në një taksi me armë me vete.

Policia njofton se ai e kishte fshehur armën dhe tetë fishekë në çantën e dorës.

I arrestuar është shtetasi Emiljan Uka, 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.