Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë, flet mjeku: Të plagosurit jashtë rrezikut për jetën, 2 u nisën drejt Tiranës

Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë, flet mjeku: Të plagosurit

Flet në lidhje me situatën e tre të plagosurve mjeku në spitalin e Vlorës  Edmond Breshani.

Në lidhje me gjendjen e tre të plagosurve nga aksidenti që u shënua mëngjesin e sotme, në aksin Fier-Levan tre të plagosurit, sipas mjekut janë koshientë dhe të vetëdijshëm.

Sipas shefit të reaminacionit pranë spitalit rajonal dy prej të plagosurve do të nisen drejtë spitalit të Traumës në Tiranë.

"Të plagosurit nga aksidenti janë në gjendje stabël. Në momentin e parë kemi bërë skaner, dhe njëri prej pacientëve ka dëmtime më të rënda. Njëri pacient ka shembje të komplet trupit dhe njëri nga të plagosurit është plagosur lehtë me disa gërvishtje. Dy prej pacientëve do t'i transportojmë drejt Tiranës, ndërsa pacienti i tretë nuk do shtrohet. Janë të vetëdijshëm dhe koshientë," tha mjeku Breshani.

Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, dhe 2 gocat e mitura Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe të cilat kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale I.M, F.L dhe G.S.