Pamje nga aksidenti tragjik në Fier - Vlorë, zjarrfikësja ndërhyri me frezë për të nxjerrë trupat e viktimave
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 09:48
Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën Fier – Vlorë I cili ndodhi rreth orës 08:23 të ditës së sotme në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa"
Nga informacionet e para të policisë mësohet se makina tip “Audi" ka përplasur nga pas makinën “Toyota” e cila ka dalë nga rruga.
Përplasja ka qenë e fortë pasi “Toyota” duket e shkatërruar plotësisht.
Flitet që të 4 viktimat, mes tyre dy fëmijë të tërë pjesëtarë të një familjeje.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë punuar edhe me prezë për të nxjerrë viktimat nga makina e shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë Audi ka dalë nga rruga ka përplasur shtyllën dhe ka përfunduar në kanal.

Ne foto: Aksidenti ne Fier - Vlore, dy makinat e perfshira ne aksident

