"Vjen turisti sheh plehrat, katrahurë!" Durrësi në hall me mbetjet, Sharra kthen mbrapsht 12 kamionë

Nuk jemi në Sharrë, por në qytetin bregdetar që presupozohet të presë turistë duk u ofruar atyre shërbime dhe imazh te mire.

Por këtë të premte Durrësi u kthye në një landfill.

Mbeturinat kanë dale nga koshat e tejmbushur e janë shpërndarë nëpër rrugë.

Kjo situatë e përsëritur në vazhdimësi me Bashkinë e Durrësit ka ardhur pasi Landfilli i Sharrës nuk ka pranuar kamionët me mbetje, për shkak të mbarimit të kontratës dypalëshe.

Për pasoje të paktën 120 ton mbetje janë bllokuar në hyrje të landfillit në Tiranë.

Në disa zona të Durrësit, për shkak se mbetjet janë grumbulluar në mënyrë masive atyre u është vënë zjarri te koshat

Banorët shfaqen të tronditur dhe shprehin revolte për atë që shohin në qytetin që e duan të pastër, një kërkesë minimale e mbetur pa zgjidhje.

"Vjen turisti sheh plehrat, katrahurë!" Durrësi në hall

"Ky është vendi më i bukur i Durrësit, vjen turisti sheh plehrat."

"Duhet që t'i marrë bashkia natën dhe t'i hedhë në vend."

"Është katrahurë me këtë bashki."

"Fenomeni në Durrës është bërë për shkak të drejtimit të dobët se ky fenomen nuk ka qenë kurrë, por është shkatërruar gjithçka."

Bashkia e Durrësit, ka kërkuar së fundmi rreth 5 milionë euro nga qeveria për rehabilitimin e plotë të mbetjeve, të cilat në të gjitha rastet do të përfundojnë në Sharrë, por ende nuk ka një vendim për këtë projekt.

"Vjen turisti sheh plehrat, katrahurë!" Durrësi në hall