Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë/ Viktimat: Çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeçe. Nga Greqia me pushime në Shqipëri

Një familje u shua e gjitha nga një aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë këtë të premte.Dy vajza të mitura dhe prindërit, po shkonin me pushime kur makina me të cilën udhëtonin u godit nga pas nga nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë.Shoferi 22 vjeçar që shkaktoi tragjedinë në rrugë u vu në pranga, ndërsa mbeti i plagosur bashkë me dy të rinj të tjerë që udhëtonin bashkë me të.

Një familje me katër anëtarë u shua në një aksident tragjik në automobilistik në autostradën Fier-Vlorë.

Dy vajza të mitura dhe prindërit humbën jetën pasi makina e tyre  tip "Toyota" që shihni në pamje u përplas nga pas nga një mjet tjetër.

Viktima të aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç dhe Silvana Gushi, 33 vjeç dhe dy vajzat e mitura A.  Gushi, 14 vjeç dhe E, Gushi, 9 vjeç.

Goditja ishte aq e fortë sa makina është deformuar plotësisht duke i bllokuar brenda katër anëtarët e familjes.

Një nga vajzat, u arrit të nxirret me shenja jete, pas ndërhyrjes me mjete preresë nga zjarrfikësit, por nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.

Të plagosur mbetën edhe tre persona që udhëtonin në makinën tip "Audi."

Të plagosurit nga aksidenti janë I.M, F.L dhe G.S.

Ata morën ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, ku mjekët thanë se dy janë në gjendje më të rëndë.

"Dy prej pacientëve ne do t'i transferojmë në qendrën e Traumës në Tiranë sepse kanë dëmtime më të rënda," tha shefi i reanimacionit Vlorë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 në vendin e quajtur “Kripa” pranë fshatit Panaja të Vlorës.

Dy mjetet, po udhëtonin drejt Vlorës, kur, sipas burimeve, "Audi" me ngjyrë të zezë përplasi makinën ku udhëtonin katër anëtarët e familjes që mbetën viktima të aksidenit tragjike.

Si pasojë e përplasjes, të dy makinat përfunduan jashtë rruge, ku mjeti tip "Audi" u përplas edhe më një shtyllë të energjisë elektrike.

Shkak për aksidentin dyshohet se u ishte shpejtësia e madhe  dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi  i mjetit "Audi", I.M, 22 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia me akuzën "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Familja Gushi, nga Dukasi i Patosit, jetonte prej vitesh në Greqi dhe ishin kthyer për pushime që përfunduan në tragjedi.

Me katër jetë të humbura nga një familje, ky aksident është ngjarja me e rëndë në rrugët e vendit në 6 muajt e para të vitit.

Presidenti Ilir Meta në një reagim kërkoi nga Policia Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Kreu i Shtetit u bën thirrje të  gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes pasi: Shpejtësia vret!

Familja jetonte në Greqi


Familja Gushi, nga Dukasi i Patosit, jetonte prej  vitesh në Greqi dhe ishin kthyer për pushime që përfunduan në tragjedi.

"Ka 2 vjet që nuk e kam parë të jetë kthyer, sivjet do ketë ardhur," tha fqinji.

Me katër jetë të humbura, nga një familje, ky aksident është ngjarja me e rëndë në rrugët e vendit në 6 muajt e para të vitit.

Presidenti Ilir Meta në një reagim, kërkoi nga Policia Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Kreu i shtetit u bën thirrje të  gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes pasi: Shpejtësia vret!

Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë/ Viktimat: Çifti i

Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë/ Viktimat: Çifti i

Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë/ Viktimat: Çifti i