Varhelyi: Do të punojmë që konferenca e parë me Shqipërinë e Maqedoninë të mbahet brenda 2021

Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, ka reaguar lidhur me vendimin e vendeve të BE-së për mos vendosjen e një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi ka shkruar në Twitter se të dy vendet kanë bërë përparim të dukshëm dhe se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

Varhelyi: Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi.