Elbasan/ Përfshihet nga zjarri një magazinë në Bradashesh të Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 21:19
Një zjarr ka përfshirë një magazinë në Bradashesh të Elbasanit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje kanë arritur 3 zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
"Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L.."- njofton policia
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

