"Euro 2020" A është Anglia zhgënjim për këtë kampionat? Debati në studio Qarri e Qeqa kundër Sulçes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 00:05
Anglia është bërë temë debati në studion e “Ora Sport Euro 2020” , në RTV Ora. Flavio Qarri është shprehur se Anglia është zhgënjim në këtë evropian, koment i cili është kundërshtuar nga Altin Sulçe.
Në të njëjtin mendim me Qarrin ka qenë edhe Qëndrsa Krelani, e cila ka thënë se Anglia bën futboll anemik.
Qarri: Nëse ka një zhgënjim në këtë evropian është Anglia
Sulçe: Ça ke me Anglinë o burrë i dheut , ishe mirë deri tani
Krelani: Edhe unë e quaj zhgënjim.
Sulçe: Po ça ke me Anglinë
Krelani: Mënyra se si luajën është vërtetë…. Anglia bën futboll anemik.
