Bullgari përdhunoi për 9 orë një 50-vjeçare shqiptare në Greqi, qindra persona tubim në mbështetje të saj
Një shtetase shqiptare 50-vjeç në Petralona, Greqi jetoi nëntë orë makth në duart e një 35-vjeçari të shtunën e kaluar, kur autori bullgar, e futi atë me dhunë në banesën e tij dhe e përdhunoi atë në mënyrë të përsëritur derisa gruaja shpëtoi për të kërkuar ndihmë.
Bullgari 35-vjeçar sipas mediave greke ende nuk është arrestuar, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
50-vjeçarja, siç rrëfeu kishte shkuar në një banesë në rrugën "11 Symmachidon" për të pastruar dhe u sulmua nga autori i krimit në orën 08:00 të mëngjesit.
Ndërkohë në mediet sociale u bë një thirrje për të mbështetur gruan e përdhunuar dhe pasditen e djeshme, 19 qershor u mbajt një tubim me qindra protestues që ishin banorë të zonës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur vrasja e Caroline 20-vjeçare nga burri i saj është ende nën hetim, ndërsa po zhvillohen demonstrata kundër vrasjeve të grave.
