“Ka hedhur para në plehra me blerjen e tij”/ Krelani komenton futbollistin Dembélé
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 23:01
E ftuar në “Ora Sport Euro2020” në RTV Ora, Qëndresa Krelani, ka komentuar edhe futbollistin Ousmane Dembélé, i cili është përjashtuar nga “Euro2020”.
Ajo ka thënë se është një prej futbollistëve, më të padisiplinuar dhe sipas saj Barcelona ka harxhuar para kot me blerjen e tij.
"Nuk e di ku e ka të ngjitur këmbën ky, ky gjithmonë e ka të tërhequr. Është një prej futbollistëve më të padisiplinuar dhe talenti tij është në luftë me karakterin e tij. Po të futeni në shtëpinë e tij, një i varfër rrugës, e ka shtëpinë më të organizuar se sa ky. Mënyra se si ushqehet, se si jeton, për mua Barcelona ka hedhur paratë në plehra me blerjen e këtij."
