Angelovski largohet nga stoli i Maqedonisë, Pandev mediton tërheqjen
Maqedonia e Veriut luajti për herë të parë në histori në një Kampionat Europian dhe me gjithë përpjekjet, nuk arritën të linin gjurmë duke mos marrë asnjë pikë. Pas ndeshjes së fundit ndaj Holandës, trajneri Angelovski, arkitekti që çoi Maqedoninë e Veriut deri në këtë event njoftoi dorëheqjen nga kombëtarja.
“Kjo është konferenca ime e fundit, dua të falënderoj stafin teknik, futbollistët dhe Gorand Pandev bashkë me të gjitha mediat që bashkëpunuan me ne dhe falënderoj familjen time për përkrahjen. Këto janë momente që do të mbahen mend gjithë jetën. Nuk i dalloj futbollsitët dhe nuk dua të veçoj asnjërin prej tyre. Marrëveshja ime përfundon këtu dhe është konferenca ime për shtyp e fundit. Kjo do të thotë se nuk do të jemë më trajner i Maqedonisë së Veriut që prej 31 korrikut. Ky është një moment që përcollëm shumë për futbollin vendas dhe ju falënderoj për 5 vitet e kaluara së bashku”, përfundoi trajneri maqedonas.
Ndërkohë edhe Goran Pandev i cili kishte konfirmuar më parë se do të lunate ndeshjen e fundit me fanellën e përfaqësueses dha sinjale se mund të ishte edhe ndeshja e fundit e tij në futbollin profesionist.
“Në fund të karrierës sime, arrita të shkoj në Kampionatin Evropian me ekipin që përfaqësoj, një gjë e jashtëzakonshme për vendin tim dhe jam i lumtur që përfundoi kështu. Faleminderit të gjithëve, kjo do të mbetet për tërë jetën time. E ardhmja në Itali? Kontrata ime po skadon, po pres një telefonatë nga Genoa. Opsionet janë të hapura dhe duhet të bëj zgjedhjen time, tani do të mendoj të jem afër familjes time”, përfundoi sulmuesi që luan me Genoan në Serinë A.
