Ndeshjet/ Daiu: Austria dhe Ukraina kanë shansin për vendin e tretë

I ftuar në emisionin “ Sport Magazinë”, në Ora News, Përparim Daiu, ka komentuar ndeshjet që do të luhen mbrëmjen e sotme.

Ai ka thënë se Maqedonia do të bëjë  të pamundurën përballë Holandës, ndërsa për Ukrainën dhe Austrinë u shpreh se e kanë shansin për kualifikuar në vend të tretë.

"Ekipet janë më të matura dhe mund të kalojnë në eufori. Kjo për shkak se Holanda ka siguruar kualifikimin. Për Maqedoninë ka qenë thjesht çështje fati, por Maqedonia do bëjë maksimumin përballë Holandës. Holanda do të luajë si Italia sepse e ka luksin, janë lojtarë të provuar, lojtarë që kanë marrë ngarkesë fizike në dy ndeshjet paraardhëse.

Për sa i përket ndeshjes Ukrainës dhe Austrisë është një ndeshje që do të vendosi për vendin e dytë, por do të jetë një nga ato ndeshjet që nuk do të kalojë ato limitet se cili ekip të përfitojë, sepse e kanë shansin për t’u kualifikuar si vend i tretë."