"Euro 2020”/ Komentatorët debat në studio për Xherdan Shaqirin, ndërhyn dhe...
Fubollisti Xherdan Shaqiri është bërë temë diskutimi në emisionin “Ora Sport Euro2020” në RTV Ora.
Kanë qenë fillimisht komentatorët Altin Sulçe dhe Florian Rizaj ata që kanë nisur debatin, e më pas ka ndërhyrë edhe Qëndresa Krelani, e cila ka thënë se Shaqiri përfaqëon kombëtaren e Zvicrës.
Pjesë nga biseda:
Altin Sulçe: Ai u tregua prefesionist dhe ndihmoi në këtë ekipi
Florian Rizaj: Si the na ndihmoi ne në ndeshjen
Albana Bejko: Jo jo tha ndihmoi ekipin e tij.
Altin Sulçe: Je larg dhe nuk dëgjon.
Florian Rizaj; Ashtu si erdhi fjala.
Altin Sulçe: E ka stil...
Qëndresa Krelani: Kam dëgjuar shumë se është vënë në pikëpyetje profili i një futbollisti si Xherdan Shaqiri, ku thuhet se është futbollist i minutave shtesë. Shaqiri është një futbollist që identifikohet kombëtarja zvicerane.
Florian Rizaj; Edhe pse është lojtarë alternativ, ai jep garancinë për pjesën e lojës së tij. Sjumë pak e kanë këtë aftësi. Fakti se është rezervë atë e bën rezervë të çmueshme.
Qëndresa Krelani: Shaqiri është një prej rezervistëve më të famshëm në botë.
Florian Rizaj: Rezervistëve...
