Pushuesit kthehen nga plazhi, radhë kilometrike makinash përgjatë superstradës në drejtim të Milotit

Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar.

Nga Rana e Hedhun e deri  përgjatë superstradës me drejtim të Milotit, radha e automjeteve është kilometrike.

Policia rendit dhe ajo rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.

Temperaturat e larta sollën një numër të lartë pushuesish këtë fundjavë në plazhet e Lezhës.